
Irani i bën shkollat strehimore nga bombat, raportojnë mediet e lidhura me shtetin
16 qershor 2025
| 17:03
Ministria e Arsimit në Iran i ka shpallur shkollat si strehimore nga bombat në mes të bombardimeve të vazhdueshme izraelite ndaj vendit, sipas raportimeve nga mediet gjysmëzyrtare të lidhura me shtetin, shkruan “CNN”.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “ISNA”, ka cituar ministrin iranian të Arsimit, Alireza Kazemi, duke bërë thirrje që qytetarët të ndihmojnë ministrinë në mënyrë që shkollat të mund të ofrojnë shërbime si baza emergjente. Ai ka thënë se shkollat tashmë kanë ujë, energji elektrike, gaz dhe pajisjet e nevojshme shkollore.
Përshkallëzimi vdekjeprurës i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit ka hyrë sot në ditën e katërt.