
Irani kërkon sqarime nga ShBA-ja për heqjen e sanksioneve në marrëveshjen bërthamore
03 qershor 2025
| 08:07
Irani ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të japin sqarime të detajuara mbi mënyrën dhe mekanizmat për heqjen e sanksioneve, në rast se arrihet një marrëveshje e re për programin bërthamor të Teheranit.
Pas shtatë javësh negociata mes dy palëve, Teherani po tregon skepticizëm lidhur me premtimet e Uashingtonit. Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi se zyrtari iranian Baghaei theksoi nevojën për “garanci të qarta” lidhur me “fundin e vërtetë të sanksioneve” dhe mënyrën se si do të realizohet ky proces.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë garanci që programi bërthamor i Iranit do të mbetet paqësor, ndërsa Irani synon t’i japë fund sanksioneve që kanë dëmtuar rëndë ekonominë e tij.