Irani lanson një armë të re shkatërruese

01 dhjetor 2018 | 18:21

Irani ka lansuar një armë shkatërruese, në kohën e marrëdhënieve të tensionuara me Shtetet e Bashkuara.

Në një ceremoni të transmetuar direkt në televizionin public, shkatërruesi u bë pjesë e ushtrisë së Iranit në një bazë në Bandar Abbas.

Shkatërruesi i quajtur Sahand, ka një kuvertë për helikopterë, lëshues raketorë, anti-sulmues ajtor dhe anti-sulmues nga anijet.

Irani ka çuar pajisjen e parë shkatërruese më 2010 në Gjirin Persik. Raportohet se Irani posedon edhe pesë sosh.

Më 20 nëntor, ushtria iraniane ka njoftuar për blerjen e dy nëndetseve për misione nënujore, si ato në Gjirin Persik.

Këto njoftime pretendojnë të rrisin figurën e ushtrisë së Iranit në kohën kur marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë tensionuar, pas rikthimit të sanksioneve që ishin tërhequr me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Presidenti amerikan Donald Trump, kishte thënë se marrëveshja është tërhequr për shkak të ndikimit të Iranit në Siri, Jemen Liban dhe Irak si dhe krijimit të armëve bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aksioni për pastrimin e Kosovës edhe në këto temperatura nuk…