Irani nis sulmin e parë me raketa ndaj Izraelit nën udhëheqjen e liderit Mojtaba Khamenei
Irani ka kryer sulmet e para me raketa nën udhëheqjen e udhëheqësit të ri suprem Mojtaba Khamenei, sipas një postimi në kanalin Telegram të transmetuesit shtetëror IRIB.
Një fotografi u shfaq që tregonte një predhë të shënuar me fjalët: “Në shërbimin tuaj, Sayyid Mojtaba”.
Irani njoftoi një tubim mbarëkombëtar të hënën për të shprehur besnikëri ndaj Liderit të ri Suprem Mojtaba Khamenei.
Këshilli i Koordinimit të Propagandës Islamike të Iranit i bëri thirrje publikut të mblidhet “njëkohësisht në të gjithë vendin” në orën 15:00 sipas orës lokale dhe të kryejë betimin e besnikërisë.
Në kryeqytetin Teheran, tubimi kryesor do të zhvillohet në sheshin qendror Enqelab .
Mojtaba Khamenei është zgjedhur Lideri i ri Suprem i Iranit, duke zëvendësuar të atin, Ajatollah Ali Khamenei i cili u vra nga sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.
Ai u zgjodh nga Asambleja e Ekspertëve të Iranit, raportojnë mediat shtetërore. Mojtaba është një klerik 56-vjeçar i cili nuk ka mbajtur kurrë një post qeveritar.



