Irani paralajmëron: Më 1 prill do t’i nisim sulmet ndaj Microsoft-it, Apple-s, Google-s dhe Tesla-s

01 prill 2026 | 08:20

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) kanë njoftuar se do të synojnë kompanitë amerikane në rajon duke filluar nga 1 prilli, si hakmarrje ndaj sulmeve të kryera ndaj Iranit, sipas raporteve të mediave shtetërore iraniane.

Në listën e kërcënimeve të IRGC-së janë përfshirë 18 kompani të mëdha amerikane, duke përfshirë gjigantët e teknologjisë dhe industrisë si Microsoft, Google, Apple, Intel, IBM, Tesla dhe Boeing.

“Këto kompani duhet të presin shkatërrimin e njësive të tyre për secilin akt terrori të kryer në Iran, duke filluar nga ora 20:00 sipas kohës së Teheranit të mërkurën, më 1 prill”, shkruan në deklaratën zyrtare të IRGC-së, shkruan timesofisrael.

Analistët e sigurisë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë cilësuar këtë deklaratë si një kërcënim serioz që rrit tensionet në Lindjen e Mesme, duke ndikuar potencialisht në aktivitetin e kompanive amerikane dhe stabilitetin ekonomik në rajon.

Ndërkohë, kompanitë e përmendura nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për deklaratën e IRGC-së. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të mbrojnë interesat e tyre dhe të aleatëve në rajon.

Kjo situatë vjen pas disa javës tensionesh midis Iranit dhe SHBA-së, përfshirë sulme të ndryshme ndaj bazave dhe objekteve ushtarake që janë marrë si përgjigje ndaj aktiviteteve të ndërsjella të sigurisë dhe politikës rajonale. /Telegrafi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një videomesazh se “herët…