Irani: Rajoni do zhytet në errësirë nëse SHBA godet energjinë

07 prill 2026 | 21:45

Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se i gjithë rajoni, përfshirë Arabinë Saudite, mund të përballet me ndërprerje të energjisë nëse Shtetet e Bashkuara godasin centralet elektrike të Iranit.

Sipas burimit, i cili foli për Reuters, tensionet mbeten të larta dhe nuk ka negociata direkte me Washington-in, i cili kërkon që Irani të tërhiqet nën presion.

Ai theksoi se çdo hap drejt uljes së tensioneve do të varet nga reciprociteti.

“Fleksibilitet do të ketë vetëm nëse shohim fleksibilitet nga pala amerikane”, u shpreh burimi.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kërkojnë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, por Irani nuk do ta bëjë këtë në këmbim të “premtimeve boshe”.

Burimi shtoi se Katari ka përcjellë mesazhe nga Irani drejt SHBA-ve, përfshirë paralajmërimin për goditje ndaj infrastrukturës energjetike.

Ai paralajmëroi gjithashtu se në rast përshkallëzimi, aleatët e Iranit mund të mbyllin edhe ngushticën Bab el-Mandeb, një pikë strategjike që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe përmes së cilës kalon një pjesë e rëndësishme e tregtisë dhe furnizimeve globale me naftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka arritur që gjatë…