Irani redukton praninë ushtarake në Siri pas sulmeve izraelite

25 prill 2024 | 00:22

Irani, një aleat i autoriteteve siriane, ka reduktuar ndjeshëm praninë e tij ushtarake në vend, ku është objektiv i sulmeve gjithnjë e më intensive që i atribuohen Izraelit.

Sipas burimit të afërt me lëvizjen shiite pro-iraniane të Libanit, e cila ka një prani të fortë në Siri, ku mbështet presidentin sirian Bashar al-Assad, ky riorganizim ka ndodhur javët e fundit.

Ushtria iraniane është tërhequr nga e gjithë pjesa jugore e Sirisë, nga periferitë e Damaskut në Sweida dhe Deraa në jug”, duke përfshirë zonat në kufi me Izraelin, tha burimi.

Megjithatë, ata vazhdojnë të takohen në konsullatën iraniane në Damask, “ku besojnë se janë të mbrojtur nga sulmet izraelite“, shtoi i njëjti burim.

Më 1 prill, një sulm që i atribuohet Izraelit që synonte konsullatën vrau kryesisht 7 anëtarë të Gardës Revolucionare, një organ elitar i forcave të armatosura iraniane, duke përfshirë dy oficerë ushtarakë të rangut të lartë.

Më 13 prill, Irani u kundërpërgjigj me një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit. Një javë më vonë, një sulm që i atribuohet Izraelit kishte në shënjestër Iranin qendror, por Teherani e hodhi poshtë rëndësinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se…