Irani teston një raketë që mund të arrijë në Izrael

06 maj 2025 | 08:00

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se ajo mund t’i përshkojë tejpërtej disa prej mbrojtjeve më të avancuara raketore në botë.

Në një kohë kur shqetësimet në Perëndim janë duke u rritur për përparimin e programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, televizioni shtetëror iranian transmetoi më 4 maj pamje të testimit të raketës “Qassem Basir”, e cila duket se godet cakun e saj.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha se raketa me lëndë djegëse të ngurtë ka një rreze veprimi prej 1.200 kilometrash dhe është në gjendje ta përshkojë tejpërtej sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore THAAD, të cilin Shtetet e Bashkuara e vendosën në Izrael vitin e kaluar.

Nasirzadeh tha se raketa e re u zhvillua duke i marrë parasysh dobësitë e zbuluara gjatë operacioneve “Premtimi i Vërtetë 1” dhe “Premtimi i Vërtetë 2” – sulmet që Irani i kreu me raketa dhe dronë kundër Izraelit në prill dhe tetor të vitit të kaluar.

Ministri theksoi se raketa është përmirësuar si në drejtim ashtu edhe në manovrim për të ndihmuar në kapërcimin e shtresave të mbrojtjes ajrore dhe pretendoi se u bën ballë ndërhyrjeve elektronike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mobilizimi i madh elektoral i komunitetit shqiptar në Vernier, Meyrin…