Irlanda do të mbajë referendum për abortin

30 janar 2018 | 11:34

Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, ka thënë se vendi i tij do të mbajë referendum në fund të majit, për të hequr ose jo ndalesën kushtetuese mbi shumicën e aborteve.

Qeveria e ka marrë vendimin të hënën vonë.

Varadkari ka thënë se votuesit do të pyeten nëse duan ta mbajnë në fuqi amendamentin e tetë të Kushtetutës, apo ta shfuqizojnë atë dhe të autorizojnë Parlamentin të krijojë legjislacion për abortin, raporton “Rel”.

Irlanda, kryesisht e krishterë, ka ndalesën më të rreptë të abortit në Evropë.

Aborti atje është i ligjshëm vetëm në rastet kur jeta e nënës është në rrezik.

Varadkari, i cili kryeson partinë e qendrës së djathtë Fine Gael, ka bërë fushatë për të lehtësuar ndalimin e abortit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjen lajmi i parë befasues nga afati kalimtar i dimrit…