Isa Mustafa: Agim Veliut duhet t’i jepet shansi, ka ndikim të rëndësishëm në LDK

26 nëntor 2025 | 21:46

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë në “Pressing” të T7 se Agim Veliut duhet t’i jepet shansi që të garojë në listën e LDK-së për deputet.

Ai ka thënë se Veliu do t’i ndihmonte në rritje degës së LDK-së në Podujevë.

“Unë mendoj që Agim Veliu ka një ndikim të rëndësishëm në LDK e Podujevës që mund t’i kontribuojë konsolidimit dhe rritjes së LDK-së në Podujevë, pa marrë parasysh që nuk është kryetar në atë degë”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur në Zubin Potok si pasojë e…