Isa Mustafa me telegram ngushëllimi për vdekjen e nënës së Edi Ramës

01 gusht 2020 | 14:52

Me rastin e vdekjes së nënës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dërguar një telegram ngushëllimi.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Mustafa në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës i’u drejtua me kërkesë kryeministrit…