
Isa Mustafa ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës
07 janar 2022
| 16:08
Ish-kryeministri Isa Mustafa ka ngushëlluar ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për vdekjen e nënës Ajshe.
Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër.
“E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.
Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar”, ka shkruar Mustafa.