Isa Mustafa përkujton Ibrahim Rugovën

02 dhjetor 2018 | 09:38

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përkujton ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Përkujtimin e bëri me rastin e shënimit të 74-vjetorit të lindjes.

“Presidenti Ibrahim Rugova, ishte themeltar i shtetit të Kosovës, burri i madh i këtij vendi, vizionar, i mençur, burrë i urtë dhe me intelektin e pashoq, e udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e këtyre aspiratave shekullore” tha Mustafa.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, ka thënë Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë edhe…