Isa Mustafa shkon në Kuvend, nuk dihen arsyet

24 nëntor 2020 | 13:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa është parë duke hyrë në Kuvend të Kosovës.

Nuk dihet nëse Mustafa ka takim me dikë nga partnerët e koalicionit apo me grupin parlamentar të LDK-së.

Ditëve të fundit partnerët e koalicionit i kanë vazhduar marrëdhëniet e acaruara për faktin se nuk po e pranojnë kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit.

Në anën tjetër koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe Lista Serbe janë duke u përballur me mungesë të votave në Kuvend të Kosovës, gjë që i ka lënë pa kaluar projektligje tash e një kohë. Në mesin e tyre është edhe ai për rimëkëmbjen ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“School Opens the World- Shkolla hap dyert e botës”, kjo…