
Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka kritika për mënyrën se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka udhëhequr me dialogun.
Haradinaj ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka bërë gabime në mënyrën se si ka shkuar të takohet me të dërguarin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”, tha ai.
“Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”. Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog.
“Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, shtoi ai.