Isak: Dua të fitoj gjithçka me Liverpoolin

02 shtator 2025 | 12:37

Alexander Isak zyrtarisht është futbollist i Liverpoolit, me suedezin që vendos menjëherë një rekord të ri në Angli, si blerja më e shtrenjtë në histori.

Trajneri Arne Slot e kërkoi me insistim duke detyruar drejtuesit e klubit të paguajnë një shifër të frikshme, 150 milionë euro, aq sa kërkonte Newcastle.

Me këtë blerje, Liverpooli hap një kapitull të ri në ishull, por jo vetëm kaq, pasi me këtë shumë të shpenzuar, Isak bëhet lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas Neymarit dhe Mbappes. Në Liverpool, Isak do të mbajë të veshur fanellën me numrin 9-të, por klubi i kuq nuk zbuloi detaje të tjera të kontratës duke u mjaftuar me faktin se lojtari ka nënshkruar një kontratë me terma afatgjatë. Ish-futbollisti i Newcastle nuk e fshehu lumturinë për këtë transferim.

“Ishte një rrugë e gjatë për të arritur deri këtu. Jam i lumtur të jem pjesë e këtij ekipi, i këtij klubi. Jam krenar, mezi pres të filloj”, u shpreh Isak për faqen zyrtare të klubit duke shtuar: “Mendoj se kam shumë për të dhënë, por dhe për t’u përmirësuar. Do të jap maksimumin për këtë ekip, dua të fitoj gjithçka”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas…