Isak Neziri viziton shkollën në Drenas: “Mbështetja e nxënësve mbetet prioritet”

11 dhjetor 2025 | 13:03

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 99, Isak Neziri, ka zhvilluar sot një vizitë në Shkollën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, së bashku me drejtorin e arsimit në komunë, Naim Doberdolani.

Neziri tha se Kosova e ka potencialin për zhvillim, por sipas tij, çelësi mbetet investimi në arsim cilësor dhe krijimi i kushteve më të mira për nxënësit.

“Sot pashë nga afër përkushtimin dhe punën e palodhur që po bëhet për t’u dhënë nxënësve mundësitë që meritojnë. Mbështetja e shkollave dhe e nxënësve ka qenë dhe mbetet një nga prioritetet e mia si afarist,” u shpreh Neziri.

Ai theksoi se investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës dhe se përkushtimi për këtë fushë do të vazhdojë edhe në nivel qendror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, kandidati për deputet, Pal Lekaj, ka thënë…