
Isak Shabani hap fushatën zgjedhore në Podujevë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Podujevës, Isak Shabani, ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në qytetin e tij. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe deputetet e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Eliza Hoxha, të cilat shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e Shabanit.
“Sot hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe prezantuam kandidatët tanë për Kuvendin Komunal. Me vizion të qartë dhe program të punës e zhvillimit, së bashku do ta bëjmë Podujevën një vend më të mirë për çdo qytetar. Kandidatët tanë janë zëri i rinisë, i grave dhe burrave të përkushtuar, që do të përfaqësojnë me dinjitet secilën lagje e fshat të Llapit”, u shpreh Shabani.
Fushata e PDK-së në Podujevë zhvillohet nën moton “Ma Mirë për Podujevën”, duke synuar një program të fokusuar në zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët e kësaj komune.