Isak Shabani – Kandidati më i qëlluar për kryetar të komunës së Podujevës

21 korrik 2025 | 18:41

Në një kohë kur qytetarët kërkojnë udhëheqës të ndershëm, të përkushtuar dhe me përvojë të dëshmuar, emri i Isak Shabanit del në plan të parë si zgjedhja më e natyrshme dhe më e duhur për kryetar të Komunës së Podujevës.

Isak Shabani nuk është thjesht një emër në politikë – ai është një figurë e formuar nëpër kohë të vështira, një burrë që nuk ka munguar asnjëherë aty ku kërkohej guxim, përkushtim dhe vizion. Aktiviteti i tij është i gjatë, i gjithanshëm dhe i rrënjosur thellë në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Por cila është veprimtaria politike e humanitare e Isak Shabanit:

Kryetar i Degës së Partisë Demoktrike të Kosovës, në Podujevë, që për vite me radhë ka udhëhequr me përgjegjësi, duke ndërtuar besim dhe unitet politik në rrafshin lokal;

Ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, zëri i qytetarëve të Llapit-Gollakut dhe më gjerë në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit;

Tre herë asambleist në Komunën e Podujevës, me njohje të thellë për problemet lokale dhe me përvojë në menaxhimin e çështjeve komunale;

Zyrtar i lartë për shumë vite në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ka dëshmuar aftësi profesionale dhe ndjeshmëri për shëndetin publik;

Bashkëluftëtar i komandant Zahir Pajazitit, një emër i lavdisë kombëtare, dëshmi se ai ka qenë aty kur fati i Kosovës shkruhej me gjak e sakrificë;

Ish i burgosur politik, që nuk u përkul para regjimit, por mbeti i pathyeshëm në idealin për liri dhe dinjitet;

Humanist dhe mbështetës i palodhshëm i të rinjve dhe vlerave demokratike, qysh para luftës dhe deri më sot.

Veprimtaria e tij është e lidhur ngushtë me çdo etapë të rëndësishme të historisë sonë të re – nga organizimi politik para luftës, pjesëmarrja aktive në rezistencën e armatosur, e deri te ndërtimi i institucioneve të pasluftës. Ai ka dëshmuar se e njeh shtetin, e njeh pushtetin lokal dhe mbi të gjitha, e njeh dhe e do qytetarin.

Isak Shabani nuk është vetëm kandidat për kryetar – ai është garancia për një udhëheqje të mençur, me dinjitet dhe me vizion afatgjatë për zhvillimin e Komunës së Podujevës

Me të në krye, qytetarët do të kenë një zë që nuk i harron rrënjët, një dorë të fortë në drejtim dhe një zemër të hapur për të gjithë. Isak Shabani i PDK-së, do t’i ketë përballë Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes dhe Ekrem Hysenin e LDK-së, në një garë të fortë për të parin e Podujevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meteorologu Mendim Rugova tha se “ditën e nesërme temparaturat pritet…