Ish-aktivisti i LV-së: Vetëvendosja erdhi deri këtu duke sharë të tjerët

20 prill 2020 | 08:47

Nol Nushi, i cili ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë është sekretar i PSD-së, në një intervistë për “InDoks” ka thënë se Vetëvendosja ka ardhur në pushtet duke sharë e kritikuar të tjerët. Nushi ka thënë se nuk është i befasuar se si Vetëvendosja ka nisur ta aplikojë stilin e njëjtë të kapjes së shtetit, sa për fillim, të ndërmarrjeve publike.

“Këto shenja i kemi nuhatur shumë moti. Po tentohet të bëhet diçka që nuk është legjitime, realisht anti ligjore dhe joetike të bëjë dikush nga Vetëvendosja, e cila është rritur në skenë politike duke i sharë të tjerët. Me këto veprime po dëshiron të mbetet në pushtet e që është dyfish problematike. Tendencat janë ashiqare të mbetet në pushtet sa më gjatë, të instalohet në çdo vrimë dikush i partisë i besueshëm, të ketë kontroll në secilën sferë të qeverisë”, ka thënë Nushi.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë orë më parë, pra rreth mesnatës, zyrtari i Lëvizjes…