Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Tensionet nuk erdhën për shkak të targave

08 nëntor 2022 | 11:06

Thelbi i tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është të targat. Kështu ka thënë ish-ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie.

Ai ka thënë se ky tensionim ka ardhur për shkak të refuzimit të Serbisë për të pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Delawie ka thënë se serbët duhet të kthehen në institucionet e Kosovës, prej të cilave janë larguar, ngase kjo është në vetë interesin më të mirë të tyre.

“Zyrtarët e minoritetit serb janë të kontrolluar nga Qeveria e Serbisë, siç është edhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës, në mënyrë që të kundërshtohet qeveria e Kosovës”, ka thënë Delawie.

Përkundër faktit se, si shumica e bashkësisë ndërkombëtare, ai nuk është i njohur me detajet e të ashtuquajturës marrëveshje franko-gjermane për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Unë besoj në aftësinë dhe motivimin e qeverive franceze dhe gjermane për të dalë me një nismë krijuese për të zgjidhur një nga pengesat më të rëndësishme që qëndrojnë në rrugën e paqes së vërtetë në Evropën Juglindore”, ka thënë ambasadori Greg Delawie për “Zërin e Amerikës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevrije Brruti shpall te pavlefshme diplomën e shkollës fillore SHFMU…