
Ish-ambasadori britanik shpalos flamurin e Kosovës në një ndeshje të ragbit
06 nëntor 2021
| 21:07
Ish-ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, ka shpalosur flamurin e Kosovës në një ndeshje të ragbit.
Diplomati britanik pavarësisht që e ka përfunduar misionin e tij diplomatik, duket se nuk e ka harruar Kosovën.
Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ky është flamuri i parë i Kosovës në stadiumin e Twichkenham.
“Flamuri i parë i Kosovës në Twichkenham. Ma vërteto se jam gabim”, ka shkruar O’Connoll.
Ruari O’Connoll ishte ambassador i Britanisë së Madhe në Kosovë gjatë viteve 2015-2019. /Klankosova.tv/.