
Ish-ambasadori Dedaj dhe Bislimi priten në takim nga Pat Cox
26 prill 2022
| 20:49
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, i shoqëruar edhe nga veprimtari, drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, ka qenë pjesë e pjesëmarrjes në konferencën e organizuar për luftën në Ukraine nga Fondacioni Jean Monnet për Europen.
President i këtij fondacioni me seli në Lozanë të Zvicrës është Pat Cox, ish president i Parlamentit Europian.
Dedaj e Bislimi u priten në takim nga Cox.
“Zhvillimet në Ukrainë, Kosova dhe Ballkani Perendimor ishin temë kyçe e këtij takimi të përzemërt dhe të rëndësishëm”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.