Ish-ambasadori holandez: I kam thënë Thaçit do të lirohesh, nuk ka prova

14 shtator 2025 | 14:37

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, i është drejtuar pjesëmarrësve në protestën kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Bosch ka kujtuar kohën kur shërbeu në Kosovë, pikërisht edhe kur u formua Gjykata Speciale.

Ai ka folur rreth një bisede që pati asokohe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi.

Bosch i kujtohet t’i ketë thënë Thaçit se nuk duhet të jetë i shqetësuar.

“Sepse unë i thashë se nëse do të jetë një gjykatë e drejtë t’i do të lirohesh, për shkak se nuk ka prova”, ka thënë Bosch para pjesëmarrësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haga është mbushur plot me shqiptarë nga e gjithë bota,…