
Ish-ambasadori holandez në protestë në Hagë: Është ofendim i madh për NATO-n ta quash UÇK-në organizatë kriminale
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se është “ofendim i madh për NATO-n” nëse e quan “UÇK-në organizatë kirimanale”.
Bosch, i cili ka shërbyer në Kosovë në kohën kur është themeluar Gjykata Speciale në të cilën tash po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, ka marrë pjesë në protestën e sotme që është mbajtur në një park në Hagë afër gjykatës.
Ai ka thënë se atëherë ishte udhëzuar nga Holanda që të bënte presion për themelimin e Gjykatës Speciale.
Kjo ide ka thënë senuk i pëlqente.
Bosch u ka thënë protestuesve se nuk i pëlqente kjo ide “sepse më dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, por e bëra punën time”.
“Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, ka thënë ai, duke iu referuar akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për ish-krerët e UÇK-së.
Ish-ambasadori ka thënë se “NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale”.