Ish-ambasadori: Kosova mund të bëhet pengesë e vetvetës në rrugëtimin drejt Këshillit të Evropës
09 prill 2024
| 19:25
Gjatë së hënës, presidenti i Francës Emmanuel Macron, e ka pritur në takim presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Njëra ndër kërkesat e Vuçiqit për Macronin, ishte pengimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Por, sipas ish-ambasadorit të Kosovës në Austri Blerim Canaj, tha se Vuçiq s’mund ta pengojë rrugëtimin e Kosovës në KiE.
Ai tha se “Kosova mund të bëhet pengesë e vetvetës”.
“Në qoftë se ju kujtohet nga Escobar për shembull janë përmendur shkelja e të drejtave të njeriut, kur ishte çështja e dinarit. Pastaj ishte përmendur edhe nga Lajçak. Dhe ne e dimë se të drejtat e njeriut janë kusht për t’u futur në Këshillin e Evropës”, tha Canaj në Info Magazine në Klan Kosova.