Ish-anëtari i KQZ-së vë në dyshim kredibilitetin e këtij institucioni

04 dhjetor 2025 | 12:01

Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, ka reaguar lidhur me punën e këtij institucioni. Ai ka thënë se KQZ-ja ndër vite ka qenë institucioni më kredibil i shtetit, i vlerësuar nga BE-ja dhe monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve si garant i proceseve të drejta zgjedhore. Sipas tij, kjo traditë sot është rrezikuar seriozisht, pavarësisht rezistencës së disa anëtarëve të përkushtuar e profesionalë, raporton “Epoka e re”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndër vite ka qenë institucioni më kredibil i shtetit, i vlerësuar nga BE dhe monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve si garant i proceseve të drejta zgjedhore. Edhe kur ka pasur probleme, ato kurrë nuk kanë buruar nga KQZ-ja, por nga subjektet e caktuara të njohura për abuzime me proceset zgjedhore, të cilat shpesh janë ndalur e korrigjuar pikërisht nga organet zgjedhore”, ka shkruar Dushi në reagimin e tij.

Shkrimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndër vite ka qenë institucioni më kredibil i shtetit, i vlerësuar nga BE dhe monitoruesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve si garant i proceseve të drejta zgjedhore. Edhe kur ka pasur probleme, ato kurrë nuk kanë buruar nga KQZ, por nga subjektet e caktuara të njohura për abuzim me proceset zgjedhore, të cilat shpesh janë ndalur e korrigjuar pikërisht nga organet zgjedhore.

Sot kjo traditë është rrezikuar seriozisht. Përkundër rezistencës së disa anëtarëve të përkushtuar e profesionalë, KQZ është shndërruar në një institucion të kapur e të dhunuar nga përfaqësuesit e VV-së, të cilët me presion, frikësim dhe sjellje joprofesionale po e minojnë besimin publik në një nga institucionet më të rëndësishme të demokracisë në vendin tonë.

Por mbi të gjitha, shqetësuese është në disa raste edhe heshtja e Presidentes, e cila asnjëherë nuk ka reaguar për ta mbrojtur këtë institucion kushtetues që sot po rrëshqet nën diktatin e partisë-shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian e ka rijetuar grabitjen traumatike të vitit 2016,…