Ish-bashkëpunëtori i Millosheviqit, Ivica Daçiç, në gjendje kritike

26 shkurt 2026 | 11:51

Zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Daçiç është pranuar urgjentisht në spital mbrëmjen e sotme, ku është vendosur në aparate mjekësore, raportojnë mediat serbe. Sipas informacioneve, gjendja e tij është përkeqësuar papritur gjatë ditëve të fundit, veçanërisht në orët e fundit. Siç raporton media serbe Informer, Daçiç është diagnostikuar me pneumoni bilaterale, pas së cilës gjendja shëndetësore është komplikuar edhe më tej. Daçiqi është kryetar i Partia Socialiste që mori drejtimin e kësaj partie nga krimineli serb i luftës, ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj…