Ish-deputeti dhe biznesmeni Gani Dreshaj kap motorsharrën për të ndihmuar fshatrat e Istogut

06 shkurt 2020 | 15:55

Ka dy ditë që Gani Dreshaj ka marrë vetiniciativën për të ndihmuar fshatrat në Istogt pas krizës natyrore që ka përfshirë këtë komunë në 48 orët e fundit.

Pavarësisht se deri para pak muajsh ishte deputet, është biznesmen i suksesshëm në Gjermani e Kosovë, Dreshaj njihet si person i afërt me qytetarët duke qenë gjithmonë në shërbim të tyre.

“Me pak orë gjumë, por me shumë vullnet për punë, sot bashkë me djemtë puntorë të familjes kemi dal në terren për të asistuar në tejkalimin e krizës në disa fshatra të Istogut. Lus të gjithë qytetarët që kanë kohë, të gjejnë vullnetin për punë ngase në raste të tilla nuk mjafton vetëm dora e shtetit. Nëse ka dikush ndonjë rast emergjent për ndihmë, më njoftoni ngase kemi disa ekipe në terren”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se para 21 vjetësh, si…