
Ish-deputeti i LV-së: Osmani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit, ai është lideri i fundit politik që hyri në Shtëpinë e Bardhë
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli, ka komentuar kritikat e presidentes Vjosa Osmani për ish-kryeministrin Avdullah Hoti.
Ai ka vlerësuar se në pamundësi për të kritikuar Richard Grenllin, Osmani frustrimin e saj e ka manifestuar ndaj deputetit Abdullah Hoti.
Kasolli ka shkruar në “Facebook” se Osamani vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit.
“…Vjosa Osamani, mbase vetëm mund ta ëndërrojë suksesin e Hotit. Sepse ish-kryeministri është lideri i fundit politik i Kosovës që ka arritur të depërtojë në Shtëpinë e Bardhë dhe të nënshkruaj marrëveshje së bashku me presidentin e superfuqisë planatare. Dhe ishin politikat populiste edhe të Vjosës që e nxorën Kosovën nga kjo adresë dhe rikthyen në Bruksel të Borrelli dhe Lajçaku. Prandaj, edhe nuk i ka mbetur asgjë tjetër, pos të krenohet me takime të nivelit të tretë e të katërt në ShBA. Pse presidente nuk u prite të pakten nga Marco Rubio?”, ka shkruar Kasollli.