Ish-deputeti i PD-së i bashkohet ekipit të Vjosa Osmanit

02 shtator 2025 | 12:34

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka njoftuar se pas largimit nga Parlamenti i Shqipërisë do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij politike, duke iu bashkuar ekipit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të dashur miq, me kënaqësi dhe krenari kam pranuar ftesën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’u bërë pjesë e ekipit të saj në pozicionin e këshilltarit për politikë të jashtme. Dëshira dhe vullneti im për t’i shërbyer Kosovës si pjesë thelbësore e çështjes kombëtare shqiptare, me ketë angazhim merr një dimension e mundësi të re, për të cilën i jam mirënjohës e falënderues presidentes Osmani për besimin dhe vlerësimin. Ky angazhim me jep një mundësi të shkëlqyer për të qenë midis Tiranës e Prishtinës, me të njëjtin angazhim politik e publik, dhe vullnet për të kontribuar avancimit në mënyrë të integruar të interesave tona kombëtare e shtetërore”, ka shkruar Çollaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka shpallur 2 shtatorin, ditë zie kombëtare…