Ish-deputeti i VV-së dhe dy analistë drejt aderimit në LDK
25 nëntor 2025
| 22:30
Dyert e Lidhjes Demokratike të Kosovës, sic duket do të mbesin ende të hapura për aderime të reja në këtë parti, shkruan Periskopi.
Vetëm gjatë kësaj jave, në LDK aderuan Festim Kabashi e Ermal Sadiku.
Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se tre analistë ia kanë mësyer LDK-së.
Sipas të të njëjtave burime, bëhet fjalë për ish-deputetin e VV-së, Visar Ymerin.
Po ashtu dhe profesori e analisti Rrahman Paqarizi, pritet t’i bashkohet kësaj partie.
Derisa, në të njëjtën rrugë është edhe analisti, Agon Maliqi.






