Ish-deputeti i VV’së, Kurtit: Nëse do të ishe i suksesshëm në mandatin e kaluar, do t’i merrje sërish 51%

27 tetor 2025 | 21:15

Ish-deputeti Fatmir Humolli ka komentuar mosformimin e Qeverisë të dielën, si dhe propozimin e kryeministrit Kurti për kabinetin qeveritar, duke thënë se Kurti më herët kishte deklaruar se i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Tutje, Humolli tha se niveli i kabinetit nga Lëvizja Vetëvendosje është rezultat i mossuksesit të kësaj Qeverie, sepse po të ishte e suksesshme, do të arrinte të merrte më shumë se 51% të votave nga qytetarët e vendit.

“Besoj se ka pasur dëshirë ta bëjë Qeverinë, sepse ka deklaruar herët se i ka numrat për Qeveri. Niveli i kabinetit të propozuar është kuadër i VV-së, s’ka zgjedhje tjetër. Ky nivel e ka bërë të dështojë apo të ketë sukses Qeverinë në mandatin e kaluar, kur i kishte mbi 51%. Sikur të ishte i suksesshëm në mandatin e kaluar, qytetari do t’i besonte më shumë se 51%,” tha Humolli.

Sipas tij, qytetarët përmes votës i kanë treguar Kurtit se rruga e vetme për të qeverisur është duke bashkëpunuar në mënyrë të sinqertë me partitë e tjera.

“Nuk është vlerësuar drejt vota qytetare, nuk është kuptuar se çfarë është bashkëpunimi – është menduar se është diktat,” përfundoi Humolli për Gazeta Blic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Robert Doll” do…