
Ish-deputeti Naser Osmani “ngrin” përballë Imri Ahmetit
Ish-deputeti Naser Osmani “ngrin” përballë Imri Ahmetit – A po shpërthen pakënaqësia e madhe në LDK për “mandatin e katërt të Sulltanit”?
Në një tubim të organizuar nga dega e LDK-së në Magure të Lipjanit, një detaj i vogël, por shumë domethënës, ka tronditur sallën: ish-deputeti Naser Osmani nuk është ngritur në këmbë kur është prezantuar Imri Ahmeti si kandidat për kryetar të Komunës.
Një gjest i ftohtë, por i ngarkuar me kuptim politik. Në heshtje, Osmani tha shumë më shumë se çdo fjalim: ai nuk pajtohet më me mënyrën si po udhëhiqet LDK-ja në Lipjan.
Ky veprim ka ndezur diskutime të nxehta në opinionin lokal – a është ky sinjali i parë publik i një rebelimi të brendshëm ndaj Ahmetit, i cili kërkon edhe një mandat të katërt, si të ishte pushteti pronë personale?
Në mesin e strukturave të LDK-së po qarkullon një pakënaqësi e thellë. Shumë aktivistë e shohin kandidimin e Ahmetit si shenjë të stagnimit, mungesës së demokracisë së brendshme dhe kultit të individit, ku lojaliteti personal ka zëvendësuar garën e ideve.
Refuzimi i Osmanit për t’u ngritur në këmbë nuk është thjeshtë mungesë respekti – është një mesazh politik i qartë, një paralajmërim se durimi ka arritur kufirin.
LDK-ja në Lipjan ndodhet në një udhëkryq: ose hapet për ndryshim e rinovim, ose mbetet peng i një lidershipi që s’e njeh kufirin e pushtetit.
A është ky momenti kur “shteti i vogël” i Imri Ahmetit në Lipjan po fillon të shembet nga brenda?