Ish-deputetja e PDK-së bën thirrje që të dielën Arian Tahiri të votohet për kryetar të Mitrovicës
Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka bërë thirrje që të dielën të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.
Ajo ka shkruar në Facebook se Ariani e njeh çdo cep të qytetit, çdo zë të njerëzve që duan ndryshim dhe dinë ta vlerësojnë punën e ndershme.
“Për qytetin tim të lindjes dhe të zemrës, unë mund mund jem më e nderuar me një kandidaturë për qeverisjen e tij sesa me Arian Tahiri, kryetar i ardhshëm i
Mitrovicës sime. Ariani nuk është nga ata që flasin shumë, por nga ata që bëjnë. Nuk kërkon lavdi personale, por një të ardhme më të mirë për të gjithë. E njeh çdo cep të qytetit, çdo zë të njerëzve që duan ndryshim dhe dinë ta vlerësojnë punën e ndershme. Është koha t’i japim mundësinë një njeriu që e do qytetin si shtëpinë e tij. Prandaj neser dil e voto
#191PDK Arian Tahiri!”, ka shkruar Besa Ismaili-Ahmeti.



