Ish-deputetja e PDK-së: Konjufca si lepuri që nxirret nga kapela e magjistarit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka komentuar kandidaturën e Glauk Konjufcës për president.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se Konjufca në vend që të jetë zë që përfaqëson, ai shpesh duket si lepuri që nxirret nga kapela e magjistarit, që nxirret sa herë ka nevojë.
“Stërpërdorimi që shihet si nder dhe meritë – rasti i Glauk Konjufcës. Në politikë njerëzit që kanë pak vetrespekt përpiqen të mos jenë vegla, të mos përdoren, të kenë qëndrim, peshë dhe dinjitet. Por te Glauku duket sikur kemi një model tjetër: sa më shumë përdorim, aq më shumë peshë politike, aq më shumë meritë politike. Një politikan i stërpërdorur që nuk e sheh këtë si problem, por si arritje. Në vend që të jetë zë që përfaqëson, ai shpesh duket si lepuri që nxirret nga kapela e magjistarit, që nxirret sa herë ka nevojë: përdoret herë si kandidat, herë si pleqnar e hajgaregji me fjalorë të varfër, dhe vendoset prapë në vend, dhe pastaj prap pret radhën për përdorimin tjetër, thuajse mos të ketë ndodhur gjë. Rasti i Glauk Konjufcës po bëhet një shembull satirik i politikës sonë: kur stërpërdorimi nuk shihet si turp, por si dekoratë dhe trashëgimi politike”, ka shkruar Ismaili.



