
Ish-deputetja e PDK-së, LV-së: Populli ju pa, ju njohu!
16 tetor 2025
| 16:14
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me protestën e nesërme në Tiranë dhe se kush ishte pro dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.
Ajo ka thënë se pozicioni i LV-së ndaj Gjykatës Speciale është ky: “Prapa perdeve – pro Gjykatës Speciale. Para perdeve dhe në skenë – kundër saj”.
Sipas Ismaili-Ahmetit, një performancë politike me dy akte, sipas skenarit të interesit elektoral.
“Populli ju pa, ju njohu!”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti në “Facebook”.