Ish-deputetja e VV-së i reagon Ambasadës së ShBA-së: Si qenka përçarje ndalimi i Listës Serbe?
03 dhjetor 2025
| 23:27
Votimi kundër certifikimit, përkatësisht marrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare, për partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe, ka zgjuar reagim të ashpër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Por, reagimit të amerikanëve i erdhi edhe një kundëreagim nga Vetëvendosje. Fjala është për një ish-deputete me emrin Arjeta Fejza.
“Si mund të jetë veprim përçarës moscertifikimi i Listës Serbe në zgjedhjet e dhjetorit? LS është angazhuar për ndarjen e Kosovës dhe kryetari i saj de facto, Millan Radoiçiq, ka aktakuzë për synimet e tij për aneksimin e veriut të Kosovës me rastin e sulmit në Banjska”, shkroi ajo.



