
Ish-deputetja Ismaili-Ahmeti: Dehari humbi rastin të tërhiqet me fytyrë nga Kuvendi
20 gusht 2025
| 14:28
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka komentuar vazhdimin e seancës së stome të konstituimit të Kuvendit.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se sot kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, ka humbur rastin për të treguar përgjegjësi dhe pak moral politik dhe për t’u tërhequr pas shkeljes së Kushtetutës.
“Për t’u tërhequr me fytyrë”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se përkundrazi, ai zgjodhi të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur, duke paralajmëruar kthimin e tij në krye të seancës më 22.
“Ky precedent është i rrezikshëm, sepse dërgon mesazhin se llogaridhënia nuk ekziston. Kuvendi i Republikës duhet të jetë tempull i ligjit, jo hapësirë për shkeljen e tij, që shkelësit të ulen në krye të vendit”, ka shkruar Besa Ismaili-Ahmeti.