Ish-deputetja Ismaili: Albini dhe Përparimi, dy binjakë politikë që dështuan qytetarët rëndë

13 gusht 2025 | 11:18

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka shkruar për kaosin në Prishtinë dhe për gjendjen e përgjithshme politike në vend.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Albin Kurti dhe Përparim Rama janë dy binjakë politikë që dështuan qytetarët rëndë, e cila ka postuar edhe një foto para Katedrales së Prishtinës ku shihet kaosi i kryeqytetit.

“Bllokadat – kjo armë politike kundër qytetarëve. Kur kryetari i kryeqytetit vendos bllokime në rrugë, qytetarët merren me trafik dhe nerva të prishura, dhe nuk merren me çështjet e pazgjidhura të qytetit. Kur kryeministri vendos bllokada në shtet, njerëzit merren me bllokadën duke harruar për një moment 1 milion problemet e tjera që presin zgjidhje. Bllokadat po bëhen qëllimisht për të zhvendosur vëmendjen dhe fshehur miliona probleme. Ajo është kthyer në një armë politike kundër qytetarëve. Kjo është politika e spektaklit, jo e shërbimit. Dhe qytetarët nuk duhet ta pranojnë të luajnë rolin e spektatorit në skenarin e pushtetit, as të Albinit dhe as të Përparimit, dy binjakëve politikë që dështuan qytetarët rëndë”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar entuziazmin e Zyrës…