Ish-deputetja Ismaili: Gjykata nuk guxon të ndjek simetrinë politike!
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se ajo që pamë sot në deklaratat e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara nuk është drejtësi, por adoptim i narrativës së Beogradit, prej vitesh e përsëritur nga Moska, tashmë e ripaketuar në gjuhën e ligjit.
“Ajo që u dëgjua sot ishte drejtësi selektive e maskuar si ligj. Kjo nuk është kërkim i së vërtetës apo i drejtësisë, por një përpjekje për të fabrikuar një “balancë” të rreme morale aty ku ajo nuk ekziston. Gjykatat duhet të ndjekin të vërtetën, t’shërbejnë drejtësisë dhe assesi të ndjekin simetrinë politike! Komuniteti ndërkombëtar duhet të alarmohet”, ka shkruar Ismaili në platformën “X”.
What we are witnessing in the Special Chambers Prosecutors’ statements today is not justice, but the adoption of Belgrade’s narrative, long echoed by Moscow, now repackaged in the language of law.#JusticeNotPolitics pic.twitter.com/BKpU3EVRA2
— Besa Ismaili (@besaismailiks) February 9, 2026



