
Ish-deputetja Ismaili: Të paçim përherë Hashim Thaçi!
24 korrik 2025
| 23:03
Pas intervistës së ish presidentit Hashim Thaçi dhënë nga burgu i Hagës për Klan Kosova, ka pasur reagime të shumta nga PDK-ja në përkrahje të Thaçit.
Edhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka ndarë një fotografi të Thaçit në “Facebook”, derisa ka shkruar mbi të: “Fjalët e liderit në momente pasigurie, bëhen si një busull që tregon drejtimin dhe sjellin qetësi aty ku ka shqetësim.
Kur fjalët lindin nga mençuria dhe zemra, ato shndërrohen në frymë që ngre lart shpresat dhe qëllimet e të gjithëve neve! Të paçim përherë Hashim Thaçi!”, ka shkruar Ismaili.