
Ish-deputetja Ismaili: Zvarritja e BE-së për zgjerim, po e zbeh ndikimin e saj
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka komentuar deklaratën e shefes së diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, se ‘Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE’.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se zvarritja e BE-së për zgjerim, po e zbeh ndikimin e saj.
“Por ama nëse Bashkimi Evropian nuk e përfshin Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor me një qasje të qartë, të përshpejtuar dhe të drejtë, atëherë vetë projekti evropian rrezikon të humbasë kuptimin dhe fuqinë e tij transformuese”, ka shkruar Ismaili.
Postimi i plotë i saj:
Kaja Kallas tha sot: ‘Nuk ka rrugë të shkurtër për në BE’.
Por ama nëse Bashkimi Evropian nuk e përfshin Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor me një qasje të qartë, të përshpejtuar dhe të drejtë, atëherë vetë projekti evropian rrezikon të humbasë kuptimin dhe fuqinë e tij transformuese.
Një Evropë pa Kosovën në veçanti, dhe pa Ballkanin si tërësi, është një Evropë e cunguar, një siguri e brishtë.
Pa dyshim, një BE që po zvarritet në zgjerim, po zbehet edhe në ndikim.
Dhe kjo gjë duhet të ndalojë, sa më parë!