
Ish-drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, emërohet drejtor i Spitalit të Prizrenit
08 gusht 2025
| 17:45
Pas dorëheqjes nga udhëheqja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) para pak ditësh, Osman Hajdari është emëruar sot drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit.
Lajmi është konfirmuar nga një vendim i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), sipas të cilit Hajdari ka dalë i pari në procesin e intervistimit, duke marrë 88.4 pikë.
Osman Hajdari, përveç angazhimeve profesionale në sektorin shëndetësor, ka qenë edhe asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prizrenit.