Ish-drejtori i RTK-së këshilltarin e Kurtit e quan injorant dhe idiot

26 maj 2020 | 08:49

Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Luan Dalipit, të cilin e ka quajtur injorant idiot dhe se i njëjti nuk mund të tregojë se çka është e edukuese për transmetim dhe çka nuk është.

Dalipi ka kërkuar dje që nga legjislatura e ardhshme të transformohet RTK-ja, me arsyetimin se po shfaqë seriale pa shije. “Tani seriali ‘Çka ka shpia’ ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium”, ka shkruar Dalipi, të cilit më vonë i ka reaguar ish-drejtori i RTK-së, i  cili ka bërë me dije se një episod i serialit i arrin katër milionë klikime dhe se a është edukuese e gjykojnë vetë qytetarët. “Nje episode i arrin afer 4 milione shikime! A eshte edukuese a jo, jane matjet e opininonit pubik që tregojnë, e jo secili injorant idiot që del e shet mend cka është edukuese e çka jo! Nëse fëmijët tuaj e pëlqejnë shumë, e prindërit jo, problemi është te prindërit e jo te fëmijët! Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, e prindërit janë e kaluara prezente, fatkeqësisht! Komedia sa e di unë e ka për qëllim me u tall (përqesh) me realitetin, o insan! Çdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokarcisë, apo jo?!!!”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiani Jusuf Buxhovi, në emisionin DPT te Fidani në T7,…