Ish-futbollisti i Ballkanit humb betejën me Covid-19
27 korrik 2020
| 23:25
Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i FC Ballkanit, Skënder Kuqi pasi ishte infektuar me koronavirus
Klubi nga Theranda ka lajmëruar me anë të një statusi në Facebook.
Skënder Kuqi kishte rezultuar me Covid-19 më 24 korrik të këtij viti dhe ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Gjatë ditës së sotme, sipas IKSHP-së, kanë vdekur tetë persona në mesin e të cilëve edhe Skënderi. KF Ballkani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe e ka përkujtuar atë me respekt për kontributin e tij në zhvillimin e sportit në Suharekë.



