Ish-futbollisti i Kosovës mund ta marrë drejtimin e skuadrës austriake
Pas largimit të trajnerit Fabio Ingolitsch, Altachu ende nuk ka prezantuar trajner të ri. Stërvitjen e parë këtë vit e ka udhëhequr ish-sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili ishte asistent i Ingolitschit. Ai javën e kaluar është emëruar trajner i Sturm Grazit.
“Sky” ka raportuar se Nuhiu është opsion për ta drejtuar Altachun si trajner i parë.
Më herët në mediumet austriake është raportuar se Ingolitsch do ta marrë Nuhiun me vete në Graz si ndihmës të tij. Nuhiu si lojtar ka luajtur 90 ndeshje për Altachun, duke shënuar 20 gola. Ai është emëruar ndihmëstrjaner më 30 shtator të vitit 2024 dhe aktualisht është duke përfunduar kursin për t’u pajisur me licencën “UEFA Pro”. Ky kualifikim do t’i mundësonte të drejtonte klub në Bundesligën e Austrisë. Ai po ashtu është ndihmës i përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.



