Ish-i burgosuri politik, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Hanit të Elezit

15 gusht 2021 | 16:58

Sherif Berisha, është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Hanit të Elezit.

Kështu është bërë e ditur nga një njoftim i degës së kësaj partie në komunën e hanit të Elezit, përcjell “Epoka e re”.

Sherif Berisha, është aktivist dhe njëri ndër themeluesit e kësaj partie në komunën e Hanit të Elezit, dhe ish-ushtar i UÇK-së, dhe ish i burgosur politik.

Berisha do ta ketë përball, kryetarin e tanishëm, të pavarurin Refki Suma si dhe Mehmet Ballazhin e PDK-së.

Njoftimi i plotë:

Sot Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Hani i Elezit konfirmoi atë që dje Këshilli vendosi me votim për Kandidatin për Kryetar të Komunës z.Sherif Berisha.

Ajo që ndodhi me 14 Shkurt në tërë Kosovën do të vazhdojë edhe për Komunën.

Ne urojmë gjithë qytetarët e Komunës tonë dhe i ftojmë të na bashkohen në fitoren e këtyre Zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
West Ham United e ka fituar ndeshjen ndaj Newcastel United…