Ish i dashuri i Melania Trumpit thotë se i ndau ushtria (Foto)

03 korrik 2020 | 11:36

Gruaja e të parit të Amerikës, Melania Trump, tërheq vëmendjen kudo që ajo shfaqet, ndërsa detajet e jetës së saj private vazhdojnë t’i interesojnë publikut. Ndërsa një nga të fundit është deklarata e ish të dashurit të saj, i cili i ka treguar publikut se ku u takuan dhe pse u ndanë.

Peter Butoln, një gazetar nga Sllovenia, ishte në një lidhje dashurie me zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, derisa ajo ende nuk ishte e njohur dhe jetonte në Slloveni.

Të dy pastaj shkuan në shkollë të mesme.  “Ne kemi qenë në një lidhje për tre muaj. Mbaj mend saktësisht, shkolla kishte mbaruar dhe vera ishte para nesh. Në atë kohë i gjithë ekipi u mblodh në Tromostovlje në Lubjanë. Melania erdhi edhe me miqtë e saj. Unë shkova në shkollë të mesme dhe ajo shkoi në shkollë të mesme për dizajn”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se ishte 18 vjeç e gjysmë, ndërsa asokohe Melania ishte vetëm 17 vjeçe. Ai ka thënë se në takimin e tyre të parë kishte shkuar në banesën e Melanias, ku ajo jetonte në atë kohë.

“Lidhja jonë u nda nga ushtria, për të cilën shkova të shërbeja në Jastrebarsko. Që atëherë nuk jemi dëgjuar më me njëri-tjetrin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Capital T po bën jetë të shtrenjtë. Reperi njihet si…