Ish-kancelarit austriak i hiqet imuniteti

19 nëntor 2021 | 11:09

Parlamenti i Austrisë i ka hequr imunitetin ish-kancelarit Sebastian Kurz. Politikani konservator akuzohet se ka përdorur paratë e shtetit për të paguar sondazhet për të rritur imazhin e tij.

Tani Kurz do të përballet me një hetim për korrupsion. Për këto akuza para disa muajsh ai u detyrua të largohej nga posti i Kancelarit.

Partia e tij e qendrës së djathtë Popullore Austriake (ÖVP) mbështeti masën për heqjen e imunitetit të Kurz dhe lejimin e hetimit.

Vetë ish-kancelari kishte bërë thirrje më parë për heqjen e imunitetit të tij në mënyrë që hetimi të mund të vazhdonte, duke këmbëngulur se donte të luftonte pretendimet “të rreme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë komuna në Kosovë pritet të përfitojnë nga një projekt…